Skandali në FIFA, FBI i vë prangat ish- kreut të Federatës së Salvadorit

 

Arrestim i bujshëm në vazhdën e çështjes së “Fifagate”. Autoritetet amerikane ndaluan ish-presidentin e Federatës së Futbollit të Salvadorit, Reynaldo Vasquez. Arrestimi i Vasquez u krye me kërkesë të FBI në Salvador dhe tashmë pritet ekstradimi i ish-zyrtarit në SH.B.A. Departamenti i Drejtësisë Amerikane e akuzon këtë të fundit për korrupsion, pasi ai po hetohet për përfitim financiar për shitjen e të drejtave televizive të ndeshjeve të Kombëtares së vendit të tij.

Në momentin e arrestimit Vasquez gjendej në Costa Del Sol, një lokacion turistik rreth 34 kilometra në jug të Salvadorit. Vazquez akuzohet dhe nga shteti i tij për pastrim parash. Ish-presidenti i Federatës salvadiorane të futbollit ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendon se ai nuk ka qenë në detyrë në periudhën për të cilën po hetohet dhe se nuk ka patur të drejtë vendimmarrje brenda federatës.

SHKARKO APP