Skarcitete

Nga Mitro Çela

Fati në politikë është si gruaja: nëse e lini t’ju ikë sot, mos besoni se do ta gjeni nesër! Shënim i detyruar. Duke “prashitur” ciklin “Kronikë e një politikani të dështuar” për të “gatuar” librin e dytë “Mes Kosovës dhe Epirit”, dolën shumë gjëra demode. I fshiva duke shtypur sumbullën “Delete” të kompjuterit. Por kjo vegël e bekuar e ka një të mirë: ruan edhe gjërat skarco në “magazinë”, d. m. th., në Recycle Bin siç llafosen anglezët. Një ditë, kur isha i ngeshëm, bëra një “xhiro” nëpër këto “mbetje teknologjike”. Duke i lexuar më shkrepi mendimi: 

– Ne jetojmë në vendin që qeveriset nga skarcitetet! Kemi me bollëk politikanë skarco, ashtu siç kemi me shumicë ushqime dhe pije jashtë standardit! Nuk më beson, i larti këndonjës? Të të them vetëm një fakt. Nga një studim. Ka dalë se 44 përqind e deputetëvbe, nuk e kanë zbërthyer gojën për një vit në parlament?! 52.5 përqind e deputetëve nuk u e takojnë miletin, sepse mendojnë që nuk kanë halle?! A e di zotrote, mo milet, se sa tonë mish importohet nga Brazili për të bërë sallam me mish të freskët nga trojet tona? Po a e di ti, i nderuari sovran, se çdo vit importohen mijëra tonë qumësht pluhur, për të bërë qumësht e djathë të freskët? Pa folur për sallamin, që vetë Mariza Lino (ish-ambasadore e Amerikës në Tiranë) një ditë paska thënë në “Rogner”, mes politikanëve të sferave të larta: 

– Nëse do të shihnin njerëzia si prodhohet sallami, vështirë ta vinte njeri në gojë!  Dikush tha nën zë: Ku “fshihet” lepuri në këto fjalë të diplomates së lartë… Të tretën ditë u shkarkua ministrja e tenderëve Shuli, pasi kishte marrë edhe një zarf me plumb nga miku im Duleman Karai! Po ujët mineral? Kush vë dorën në zjarr se shishja nuk ka etiketë false, d. m. th., që mbushet kodrave, në rrëzë të malit të Dajtit?!  Me këto “bukuri” që na rrethojnë mora kurajë: do botoj një libër me titullin “Skarcitete”! Kush do të “thartojë buzët” le të qetësojë shpirtin duke thënë: çfarë mund të presësh më shumë nga një politikan i dështuar!?

SHKARKO APP