Skema lehtësuese, OSHEE: Në 1 muaj, 2097 akt-marrëveshje
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) konstaton një numër në rritje të abonentëve jo familjarë/biznes që po bëhen pjesë e skemave lehtësuese të shlyerjes së borxheve të prapambetura.
Që prej tetorit kur filloi zbatimi i skemës së re, janë 2097 subjekte biznesi që kanë firmosur akt-marrëveshjet me kompaninë.
Prej tyre, 1459 biznese kanë përfituar reduktimin e vlerës së kamatëvonesës në masën 50% duke paguar plotësisht detyrimin e mbetur.
Ndërkaq, abonentët familjarë vazhdojnë të shfrytëzojnë mundësinë e futjes në skema të shlyrjes me këste të borxheve të prapambetura.
Në një muaj janë firmosur 8025 akt-marrëveshje prej abonentëve familjarë. 4849 prej tyre kanë mundur të përfitojnë uljen me 70% të vlerës së kamatë-vonesës duke e shlyer plotësisht detyrimin ndaj OSHEE-së.
Me këtë rast, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u bën thirrje debitorëve familjarë dhe bizneseve, të shfrytëzojnë mundësinë e pagesës me këste dhe të uljes së kamatës nga 50%deri në 70%.