Skrap dhe qymyr

Nga Artan Gaçi*

Mbas 25 vjetesh do jemi me keq e do kemi shkaterruar shume me shume nga kjo cope toke e vogel dhe e perbashket.

Po te ma kishin thene kete 25 vjet me pare nuk do e kisha besuar.

Kurre nuk do kisha besuar qe ne liri te plote ne do ishim shkaterruesit me te medhenj te ketij vendi. Ne 25 vjet i beme Shqiperise ate qe nuk ia beri asnje pushtues.

Per 25 vjet nuk lame peme e fidan qe mberrihej nga kembe njeriu pa prere.. Nuk lame lumenj pa gerryer e kthyer ne kosha plehrash.. Nuk lame cope toke buke pa shkaterruar me ato ndertimet e shemtuara e te pambaruara qe vetem ne e Kandahari dime te bejme… Nuk lame bregdet te aksesueshem pa betonizuar si te ishte shtrire Kamza bregut te detit… Nuk lame qytet, nuk lame rruge, nuk lame monument historik pa mbjell fitila e kollona betoni..

Nuk lame gazete te botes pa mbushur me lajme per vrasje, rrembime, therrje, grabitje.. Nuk lame asgje ne kembe nga ato qe ishin ndertuar deri ne vitet 90, fabrika, kapanone, reparte, industri etj etj… pavaresisht se u kishte kaluar koha mbeteshin nje vlere e mund te ishte gjetur menyra per ti riperdorur e per ti hedhur ne tregun privat, ndoshta edhe duke iu falur, vetem per mos u shitur cdo gje per skrap sic ndodhi gjithe keto vite.

Ne 3 gjera nuk na e kalon kush ne Europe keto 25 vjet.. Per tonelatat e skrapit qe kemi gjeneruar permes shkaterrimit, per sasine e tokes djerre me nganje moster betoni ne mes, dhe per qymyr druri qe kemi eksportuar duke zhveshur me mijera hektare pyje ne gjithe vendin.

Nuk ngaterrohet Shqiperia ne Google Earth si naten per nga sasia e paket e dritave, sikunder edhe diten per nga ngjyra kafe qe pershkruan vendin e qe ndahet me thike me jeshilen e fqinjeve atje ku ndahen kufijte. Kuptohet qe faj kane te gjithe, por llokmen e luanit pa diskutim e ka partia demokratike me 15 vite qeverisje. I moren me celesa ne dore ne 91shin dhe lane te djegur gjithcka gjeten ne 97en. Nuk me hiqen nga mendja thirrjet histerike e politika e shokut, ku behej thirrje te prisheshin te ashtuquajturat “sera te komunisteve”, te shfarroseshin taracat me peme frutore te komunisteve, te shkaterroheshin ferma e fabrika te komunisteve, etj etj.. Keshtu e niset e keshtu e bitiset ne 97 me toke te djegur.

Ne qeverisjen e dyte, sigurisht nuk kishin mbetur me sera e fabrika komuniste e ju turret lumenjve, pyjeve, tokes, nentokes, bregdetit, ju turren natyres. 2600 leje 1 vjecare per shfrytezim pyjesh keni dhene per 8 vjet. Per cdo dite pune keni dhene 3 leje per shfrytezim pyjesh. 2600 leje nuk ka dhene Kanadaja e Brazili bashke ne aq kohe qe jane 640 fishi i Shqiperise, e per cfare??

Prit pyje e bej qymyr per te furnizuar gjithe picerite e furrat e ballkanit. Me aq pyje sa kemi prere duhet te kishim ndertuar industri te perpunimit te drurit me te madhe se Sllovenia, Italia apo Finlanda. Por nderkohe ne kohen tuaj, asnje investim serioz ne perpunimin e drurit nuk u be, pervec furrave te qymyrit,,

Furra qymyri, furra gelqereje e furra skrapi ishin teknologjia e larte qe late pas.. 

Te vetmet dhe te paktat investime serioze e moderne per perpunimin dhe riciklimin e drurit jane bere keto 2-3 vitet e fundit.

Moratorimi eshte nje mase drastike, por per fatin e keq e domosdoshme ne kushtet e shtaterrimit te pyjeve dhe nevojes emergjente per rigjenerimin e tyre. Ne 10 vite te ketij moratoriumi duke e reduktuar vetem per nevoja ngrohjeje te popullsise dhe shendetesim te pyjeve, e shoqeruar me mbjellje masive te pervitshme, do te na mundesoje qe pas 10 vjetesh te kemi nje situate shume me te mire ne te gjithe territorin e vendit.

Nje gje eshte e sigurt, ky moratorium nuk do kete kurrsesi efektet qe pat moratoriumi i mjeteve lundruese ku i mohuat shqipetareve detin duke rrenuar akoma me teper ekonomine dhe infrastrukturen e brishte bregdetare.

Me kete moratorium jemi te bindur se do rikuperojme nje pasuri aq te madhe kombetare, si burim mireqenieje jo vetem per banoret e atyre zonave, por edhe si nje mundesi zhvillimi per turizmin malor e industrine e perpunimit ne pergjithesi.

Shpresoj ta mbeshtese kete moratorium edhe opozita duke u shkeputur nga epoka e turpshme e skrapit dhe gymyrit.

*Fjala e mbajtur në Kuvend

SHKARKO APP