Smartphone-ët dëmtojnë sytë tuaj

Shumica e njerëzve do ta pranonin se kalojnë shumë kohë duke parë telefonin e tyre, dhe ne e dimë që kjo nuk na bën mirë.

Por një studim i ri ka zbuluar se smartphone-ët na dëmtojnë më shumë se sa mund ta mendonim, më specifikisht te sytë.

Një raport i publikuar në “BMC Opthalmology” shkruan se fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë duke përdorur telefonat e tyre celularë kanë më shumë simptoma të sëmundjes së syrit të tharë.

Ndërkohë, kur këta fëmijë shpenzuan një muaj të tërë pa smartphone, simptomat e tyre u pakësuan.

Sëmundja e syrit- të tharë është një sindromë që ndodh kur sytë nuk prodhojnë mjaftueshëm lot, duke bërë që ato të bëhen të kuq, të enjten e të irritohen.

SHKARKO APP