Socialistët në “sitën” e Ramës. Pogradeci mbledh ministrat, drejtuesit politikë dhe krerët e komisioneve

Pushimet kanë përfunduar për socialistët dhe tashmë radha është e analizës. Më 23 dhe 24 gusht, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka thirrur në vilat qeveritare në Pogradec drejtuesit politikë, kryetarët e komisioneve parlamentare dhe ministrat, në një mbledhje ku pritet të analizohet puna e secilit dhe të përcaktohen objektivat e periudhës së ardhshme.

Takimi nis të dielën me fokusin te partia dhe Parlamenti. Në orën 11:30, drejtuesit politikë dhe krerët e komisioneve parlamentare do të përballen me analizën, vërejtjet dhe porositë e Ramës për sesionin e ri politik.

Në qendër të diskutimeve pritet të jetë reforma territoriale, e cila po has kundërshtime, por edhe reforma zgjedhore dhe procesi i përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër çështje që pritet të marrë vëmendje është përgatitja për zgjedhjet e ardhshme vendore. Socialistët synojnë të ruajnë kontrollin në bashki dhe, për këtë arsye, drejtuesit politikë pritet të paraqesin të dhëna mbi perceptimin e publikut dhe situatën politike në zonat që mbulojnë. Pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkish.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të hënën do të jetë radha e ministrave. Ata do të raportojnë për punën dhe objektivat për vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës. Ministrat, drejtuesit politikë dhe krerët e komisioneve do të kërkojnë të dalin nga Pogradeci me një konfirmim të besimit të Ramës.

Në sfond mbeten edhe dy dokumentet që kanë shoqëruar komunikimin politik të kryesocialistit gjatë verës, “Besa” dhe “Prania”, të cilat pritet të jenë pjesë e mesazheve të Ramës për strukturat dhe ekipin e tij politik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?