Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE
Nga Eduard Zaloshnja
JAVANEWS angazhoi sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja për të kryer një sondazh për opinionin e shqiptarëve rreth zhvillimeve të fundit ndërkombëtare në lidhje me Shqipërinë dhe rolin e dy politikanëve kryesorë të saj.
Sipas të dhënave të sondazhit, 80.1% e të anketuarve mendojnë se kryeministri Edi Rama ka aktualisht mbështetjen më të madhe politike në hapësirën amerikano-europiane, ndërsa vetëm 10.2% thonë se këtë mbështetje e ka Sali Berisha. 9.7% e të anketuarve thonë se janë të dyzyar. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS krejt te rastësishme në gjithë territorin e vendit dhe u plotësua në mënyrë anonime nga të anketuarit.
Kampioni: 1187 të anketuar, i ripeshuar statistikisht për të përfaqësuar sa më afërsisht 1.9 milionë banorët e rritur të vendit, gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/-2.7%/JavaNews
SHËNIM: Tek 10.2-përqindëshi mbizotërojnë të anketuar që votuan për PD-ASHM më 11 maj 2025; tek 80.1-përqindëshi ka një përzjerje votuesish të të gjitha partive, si edhe mosvotuesish; tek 9.7-përqindëshi mbizotërojnë të anketuar që votuan për parti të ndryshme opozitare më 11 maj.
KOHA JONË SONDAZH


