Sondazhi/ PS humbje mandatesh në Tiranë. LSI dyfishim votash. PD në rritje

Sipas sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing, rezulton që PS në qarkun e Tiranës ka një përqindje prej 41%, PD 33%, LSI 14% dhe partia e katërt renditet LIBRA me 6%.

Rritje të madhe ka pësuar LSI në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ndërsa LIBRA konsiderohet surpriza e këtyre zgjedhjeve në Tiranë, duke qenë se është një parti e re e krijuar para disa muajsh nga Ben Blushi.

Ajo që bie në sy në krahasim me zgjedhjet e 2013, duke pasur parasysh se Tirana konsiderohet si bastion i majtë, Partia Socialiste ka një humbje prej 3%, ndërsa Partia Demokratike ka një rritje të lehtë në krahasim me 2013.

Sipas përqindjeve të këtij sondazhi, i bie që PS të marrë 15 mandate apo deputetë, PD 11-12 mandate, LSI 5 mandate deputetësh dhe LIBRA 2 mandate.

PS 41 %

PD 33%

LSI 14%

LIBRA 6%

Sondazhi: PS fiton zgjedhjet me 43%, PD me 36%, LSI 12%

Nëse qytetarët shqiptarë do të votonin sot për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet me 43% të votave.

Rezultatet e sondazhit të parë për votën kombëtare i realizuar nga Ora News dhe IPR Marketing rendisin forcë të dytë Partinë Demokratike me 36%, pas saj vjen Lëvizja Socialiste për Integrim me 12% dhe LIBRA me 2.3%

http://www.oranews.tv/vendi/ora-news-dhe-ipr-marketing-neser-sondazhi-i-pare-per-25-qershorin/

 Sondazhi: PS fiton Tiranën, pas saj PD dhe LSI. Surprizë LIBRA e Blushit

Nëse qytetarët e Tiranës do të votonin sot, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet në këtë qark që ka 34 mandate deputetësh. Rezultatet vinë nga sondazhi i parë i realizuar nga Ora News dhe IPR Marketing.

Po sipas sondazhit, Partia Demokratike renditet e dyta me 33%, Lëvizja Socialiste për Integrim e treta me 14.0%. Surprizë është LIBRA. Partia e re ka krijuar elektorat me 6%, ndërsa Sfida e Gjergji Bojaxhiut ka marrë 1.5%

http://www.oranews.tv/vendi/sondazhi-ps-fiton-zgjedhjet-ne-tirane-pd-e-dyta-lsi-e-treta/

SHKARKO APP