Soni Malaj tregon pse u divorcua: Burri një dështim i madh

Në një intervistë për “Prive”, pak muaj pas ndarjes me Mirkon, këngëtarja Soni Malaj tregon arsyet e vërteta të ndarjes.

Soni mohon tradhtinë e Mirkos dhe tregon se divorci erdhi kryesisht për shkak të kulturave të ndryshme: “Është thënë shumë, “e ka lënë”, “Soni e la”, por asgjë… nuk janë të vërteta”, – tregon ajo, duke shtuar se: “E vërteta është që me Mirkon gëzojmë ende respekt, një miqësi, kemi një marrëdhënie shumë njerëzore dhe vazhdojmë të kontribuojmë në këtë miqësi dhe respekt të përbashkët për të mirën e vajzës. Kjo është pjesa e parë…” – rrëfen artistja.

Soni shton se divorci ishte një tragjedi, një dështim shumë i madh: “Për mua ishte një gjë… mund të them një tragjedi, sepse të martohesh dhe të shkosh në divorc është një dështim, shumë i madh.

Për artistët, lidhjet nuk janë siç janë për personat e zakonshëm. Në vuajmë shumë presionin e mediave, presionin e publikut, jemi gjithë kohës në qendër të kamerave, njerëzit shkruajnë çfarë të duan dhe në gjithë këtë trysni është shumë e vështirë të mbash një lidhje”./BW/

SHKARKO APP