Sonila Meço: Gjergji Filipi, humba një ndër miqtë më të shtrenjtë

 

Gjergj Filipi ka ndërruar dje jetë, pas një sëmundje të rëndë. Humbja e tij për shumë njerëz ka ardhur në mënyrë të papritur, pasi nuk e dinin se ai ishte sëmurë. Gazetarja Sonila Meço ka shkruar një mesazh prekës për të, pasi kanë qenë miq prej vitesh.

“Sonte humba nje nder miqte me te shtrenjte… Prej 24 vitesh kemi perjetuar femijeri e adoleshence, rritjen… Perjetuam arritjet akademike, shpejt, sic dinte ai, ato profesionale, shpejt si ç’mundte ai, lidhjen me Ilden dhe ardhjen e dy engjejve, me perkushtimin qe ia adhuronim te gjithe… Ne krye te nje institucioni te rendesishem ne vend mbeti Gjergji i mençur, plot humor e gjithnje me kohen per miqte… Vrapoi shpejt duke na dhene kenaqesi te gjitheve, femijeve, gruas, prinderve, miqve, por nuk e imagjinonim se do qe i shpejte edhe ne ikje… Bekim qofte nga lart per ta, per ne… Do na mungosh Gjergj….i shtrenjti miku yne!!!” shkruan Meço. Mesazhe të shumta ka pasur edhe nga gazetarë të tjerë dhe miq të Gjergjit, i cili prej dy vitesh drejtonte INSTAT.

Kurse Ajola Xoxa, një tjetër mike e tij, shkruan:

“Ti ishe me i miri nga ne te gjithe. Sa e brishte dhe e padrejte duket jeta ne caste si ky, sa e pavlere duket cdo beteje, cdo mundim. U prehsh ne paqe shok i rralle, zbrazetia qe na le ikja jote, nuk do te zevendesohet dot kurre”.

SHKARKO APP