Sonte sfida me Serbinë, Edi Rama takim me arkitektë të huaj: Uroj t’i sillni fat kombëtares shqiptare

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm këtë mbrëmje në sheshin ”Nënë Tereza” në inaugurimin e “Tirana Moons”, nuk nguroi pa përmendur kombëtaren shqiptare, e cila pas pak minutash nis përballjen me Serbinë. Rama tha se gjithmonë kur në Tiranë mblidhen arkitektë nga e gjithë bota, Shqipëria ka ndeshje futbolli.

”Ka diçka interesante që duhet çkoduar. Sa herë që mblidhen arkitektë nga bota, Shqipëria luan një ndeshje futbolli. Shpresoj që t’i sillni pak fat lojtarëve tanë që luajnë sot jashtë. Në Shqipëri gjeni gjithçka. Është thjesht çështje se kur. I gjen të gjithë këtu. Është thjesht çështje rrethanash që ato të jenë të duhura. Shijojeni dhe shiheni të gjithë nesër për të vazhduar këtë fundjavë kaq të veçantë”, tha Rama.

Kombatarja shqiptare do të përballet në orën 20:45 me Serbinë, një ndeshje që do të luhet në stadiumin e Leskovacit. Sylvinho dhe trajneri serb Stojkovic, kanë vendosur për titullarët. Tekniku i kuqezinjve ka preferuar të luajë me më të mirët, në një sfidë ku do kërkohet vetëm fitorja. Nga ana tjetër, mungesat te serbët kanë detyruar Stojkovic që të bëjë disa ndryshime në formacion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?