Sot 35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike SHBA–Shqipëri

Ish-drejtori i Zërit të Amerikës për Evropë dhe Euroazi, Elez Biberaj, ka njoftuar se të dielën e 15 marsit është shënuar 35-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biberaj, përmes një postimi në Facebook, kujtoi se në këtë datë të 1991-tës, Shqipëria dhe SHBA-ja kanë rivendosur marrëdhënie të plota diplomatike pas më shumë se pesë dekadash mosnjohjeje dhe vetëm tre muaj pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri.
“Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua në një ceremoni në Departamentin e Shtetit në Uashington nga Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Raymond Seitz, dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Muhamet Kapllani”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biberaj ka kujtuar edhe mesazhin e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker, i cili në atë kohë shprehej: “Ne jemi me ju, ju jeni me ne!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe drejtuesit e atëhershëm të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?