Sot ceremonia për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani i dorëzon detyrën Klodian Brahos

Sot mbahet ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani te kryetari i ri i SPAK-ut, Klodian Braho, i zgjedhur me 7 vota të anëtarëve të KLP-së.

Kreu i SPAK e ka mandatin 3 vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Altin Dumani, i cili pasoi Arben Krajën, të parin drejtues të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, tashmë do të jetë prokuror në SPAK, deri në vitin 2028, kur i përfundon mandati 9-vjeçar. Dumani e mbyll ciklin e drejtuesit mes kërkesave të vazhdueshme për t’i dhënë mundësinë e rikandidimit të prokurorëve të SPAK-ut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?