Sot është ditë zie për tokën dhe ditë alarmi për njerëzit
Nga Mentor Kikia/ Sot është Dita e Tokës. E ‘sajuar’ për të dhënë alarmin për shkatërrimin e shtëpisë sonë të përbashkët.
Si kudo, edhe në Shqipëri nuk mjafon një ditë, por do të duhej që cdo ditë të ishte Dita e Tokës.
Sot shpërndahen poshtë e lart fletëpalosje me imazhe kompjuteri që tregojnë nje pemë të mbjellë, një lule që cel, apo gjëra të tilla.
Sot padyshim që edhe zyrtarët shfaqen nëpër ekrane duke mbjellë ndonjë pemë.
Ndërsa unë dua t’ju përplas të gjithëve mu në surrat këtë fotografi.
Nuk është larg.
Eshtë lumi që i kalon mu në brinjë kryeqytetit tonë dhe mban emrin Tirana.
Një lumë që sot ka më shumë mbeturina sesa ujë.
Ja si e kemi bërë!
Dhe kështu kemi shkatërruar, ndotur e qelbur cdo lumë e përrua në vendin tonë.
Dua t’ua përplas këtë foto në fytyrë cdo politikani, cdo ministri, cdo deputeti, atyre që janë, kanë qenë në qeveri, e që do të vijnë.
Dua t’ia përplas cdo fshatari e qytetari, cdo të pasuri e të varfri, cdo burri e gruaje, të rinu e të reje, plaku e fëmije.
Sepse të gjithë ne e kemi bërë këtë, duke hedhur mbeturinat ku dhe si të mundemi, ku dhe si të duam.
Nga ai njeriu një hedh një bidon, deri tek bashkia që shkarkon me kamion.
Të ulërasësh është pak!
Kjo nuk është dita e shfaqes, sot është ditë zie për tokën tonë.