Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Ethem Aga: Të gjithë në shesh, rinia do të bëjë historinë

Lajme E martë, 10 Shkurt 2026 14:48
Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Ethem Aga: Të gjithë në shesh, rinia do të bëjë historinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-kandidati për deputet i PD, Ethem Aga i ka bërë një thirrje të fortë publike qytetarëve në prag të protestës kombëtare, që do të mbahet sot, duke kërkuar një mobilizim masiv dhe vendosmëri maksimale. Ai tha se sot është dita e kryengritjes. Aga nënvizon rolin historik të rinisë shqiptare në momentet vendimtare të vendit, duke kujtuar lëvizjet studentore që rrëzuan diktaturën dhe protestat për dinjitet e drejtësi. Për të sot ky zë rrezikon të zbehet nga apatia, emigrimi dhe zhgënjimi i qëllimshëm që i është imponuar brezit të ri.

Postimi i plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Para 7 orësh
Protestuesit prekin pllakat përkujtimore të 21 Janarit, Balla: Sali, si nuk paske pas asnjë kod njerëzor?

Protestuesit prekin pllakat përkujtimore të 21 Janarit, Balla: Sali, si nuk paske pas a...

Para 9 orësh
Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga...

Para 10 orësh

Të gjithë në shesh, rinia do të bëjë historinë! Nuk është vetëm një datë. Nuk duhet të jetë as protestë e “madhe rutinë”, as vlerë proteste e matur me sasi. Secili ka vend në atë shesh më datë 10, por vendin në krye i takon të rinjve, studentëve, të sapopunësuarve dhe çifteve të reja. Shqipëria ndodhet sot në një moment kyç të historisë së saj politike, shoqërore dhe ekonomike. Një moment ku heshtja nuk është mundësi, ku indiferenca nuk është më neutralitet, por bashkëfajësi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të gjithë shtresat e ndjejnë në shpinë barrën e rëndë të korrupcionit në të gjitha qelizat e shoqërise. Kësaj here, më shumë se kurrë, rinia dhe studentët duhet të na bashkëngjiten në protestën e madhe të 10 shkurtit. Rinia shqiptare ka qenë aty kur historia ndryshon dhe fatet e vendit vihen në pikëpyetje. Kur demokracia tentohet të varroset dhe krimi nga maja e elitës politike synon të ndryshojë formën jo vetëm të menduarit por edhe të jetuarit, rinia I bën barrierën e fundit, të fortë, me vendosmëri dhe ide.

Nga lëvizjet studentore që rrëzuan diktaturën, deri te protestat që kanë kërkuar dinjitet, drejtësi dhe shpresë, studentët kanë qenë zëri më i pastër i ndërgjegjes kombëtare. Sot, ky zë rrezikon të mbytet nga apatia, emigrimi dhe zhgënjimi i qëllimshëm që i është imponuar brezit të ri. Një autokracie që të ushtrojë pushtetin e saj, i duhet sa me pak njerëz te zellshem dhe mbrojtës të idealeve demokratike. Një sistem që nuk ofron perspektivë, që e sheh rininë vetëm si statistikë ose si votë të manipulueshme, është një sistem që ka frikë nga mendimi kritik. Prandaj studentët shpesh përballen me mungesë mbështetjeje, universitete të politizuara, diploma pa pikën e vlerës dhe një treg pune që nuk i pret, por i përzë. Forcat vitale të shoqërisë largohen nga mungesa e demokracisë dhe e meritokracisë. Por ndryshimi nuk vjen duke ikur.

Ndaj sheshi si i shumë qytetarëve mbi të gjitha duhet dhe do të jetë i të rinjve. Ndryshimi vjen duke u përfshirë, si gjithë të rinjtë e vendeve që na rrethojnë, siç janë Serbia dhe Bullgaria. Kjo nuk është thirrje për konflikt, por për përgjegjësi qytetare. Nuk është thirrje për radikalizëm, por për vetëdije. Rinia duhet të kuptojë se politika nuk është diçka e largët, por diçka që ndikon drejtpërdrejt në jetën e saj: në arsim, në punësim, në liri, në të ardhmen.

Studentët duhet të jenë pjesë e debatit publik, jo spektatorë të tij. Duhet të kërkojnë llogari, të organizohen, të flasin dhe të mos pranojnë normalizimin e padrejtësisë. Një shoqëri që humbet rininë e saj, humbet të ardhmen. Kësaj here, nuk mjafton vetëm kritika në rrjete sociale, nuk mjafton as zemërimi i heshtur. Rinia dhe studentët duhet dhe do të na bashkangjiten për të ndërtuar një vizion tjetër për Shqipërinë: një vend ku të rinjtë nuk ikin për të jetuar, por qëndrojnë për të ndërtuar. Historia nuk shkruhet nga ata që presin, por nga ata që veprojnë. Koha për të vepruar është tani, jo më vonë. Rinia shqiptare ka treguar se kur zgjohet, ajo di të bëjë histori dhe historia është në dorën tuaj për ta shkruar.

Etiketat e lidhura

Ethem AgaPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 7 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 7 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 8 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 12 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 10 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.