Spaç, protestuesit përplasen me policinë

Protesta e minatorëve të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës është shoqëruar me tensione. Protestuesit janë përplasur me policinë në hyrje të kompanisë, ndërsa janë shoqëruar në komisariat dy prej tyre. Forcat e Policisë kanë ndërhyrë, duke kërkuar hapjen e rrugës që ishte bllokuar nga protestuesit, por situata është përshkallëzuar, duke sjellë konfrontime mes policisë dhe minatorëve. Dy prej protestuesve janë shoqëruar në Komisariatin e Mirditës, ku po kryhen veprimet ligjore ndaj tyre. Pjesa tjetër e protestuesëve është mbledhur përpara ambjenteve të komisariatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?