Spahiu: Prokurori Çela e sfidoi juridikisht qeverinë për dështimin me Kodin e ri Penal
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela teksa raportoi në mbledhjen e përbashkët të dy komisioneve parlamentare për veprimtarinë e vitit 2024, kritikoi qasjen dhe metodologjinë e ndjekur për draftin e Kodit të ri Penal, duke e cilësuar si represiv dhe jo urgjent.
Juristi Kreshnik Spahiu tha se Çela sfidoi profesionalisht qeverinë, duke renditur të metat e draftit të Kodit të ri Penal.
”Prokurori i Përgjithshëm i bëri një sfidë profesionale qeverisë për të metat e Kodit të ri Penal. Në një farë mënyre sfidoi dhe ekspozoi të metat profesionale të një projekti të kodifikimit, i cili në një farë mënyre ka shmangur opinionin e profesionistëve. Si mund të zbatohet një kod që është i papranueshëm për prokurorët?”,-tha Çela.
KOHA JONË SONDAZH

