Spahiu: Raporti OSBE as mish, as peshk, zgjedhjet u njohën edhe në 97 me kalla*hnikov

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin konkurruese, por u zhvilluan një mjedis shumë të polarizuar. Ky është raporti final i OSBE-ODIHR, ndërsa në të vlerësohet se procesi i votimit në përgjithësi u menaxhua mirë. Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se fakti që OSBE vijon që të vëzhgojë zgjedhjet, sipas tij do të thotë se vendi nuk ka arritur ende standardet demokratike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai theksoi se në Shqipëri zgjedhjet janë njohur edhe kur janë marrë me dhunë.

”Zgjedhjet në Shqipëri i është vënë kapak me raportet e OSBE-ODHIR edhe kur janë marrë me kallashnikov në ‘97. Raporti për mua nuk është as mish dhe as peshk. Shqipëria ka nevojë ende për prezencën e OSBE në zgjedhje. OSBE i monitoron zgjedhjet në disa vende të Europës, ndër to edhe Shqipëria. Nëse Shqipëria do kishte zgjidhje të lira OSBE nuk do të kishte zyrë në Shqipëri. A ka probleme? Normalisht që ka”, tha ai.

Spahiu bëri edhe një krahasim të këtij raporti me raportet për zgjedhjet ndër vite. ”Tek raporti unë do gjejë disa diferenca. Në zgjedhjet e para 8 vitesh thuhej se shqiptarët merrnin lekë për të dhënë votën. Në raportin e sotëm nuk flitet për shitblerjen e votës me para. Nuk ka vënë re problemet e financimit të partive, më shumë se i lejon Kodi Zgjedhor. Nuk konstaton prezencën e të huajve në fushatë dhe mungesën e transparencës financiare si edhe të elementëve kriminal në zgjedhje. La Civitan se ka parë vetëm OSBE, të gjithë ne e kemi parë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?