“SPAK mund të çmendet nesër dhe pezullon kryeministrin!”/ Abilekaj: Rama ka të drejtë që e çoi në GJK pezullimin e Ballukut
Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se kërkesa e Ramës ndaj Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e vendimit të GJKKO për Ballukun, është e drejtë, pasi do të shënonte një precedent, ku SPAK një ditë mund të pezullojë edhe kryeministrin.
“Qeveria ka të drejtë të kërkojë në Gjykatën Kushtetuese interpretim. Nuk duhet parë si mbrojtje ndaj Ballukut. Ky është precedent që ka nevojë për përgjigje dhe do të mbetet për raste të mëvonshme. Politikisht bëjmë gabim, siç e bëmë me Berishën. Kur SPAK ndaloi lëvizjen jashtë Shqipërisë për Berishën, GJK e pranoi dhe tha se mund të bëhet pasi nuk është kufizim, pala kundërshtare u gëzua, pa menduar se po krijohej një precedent. Pa lejen e parlamentit prokurori po pengon lëvizjen, një nga liritë, deputetes. Pse? Sepse u gëzuan për precedentin, thanë hajde se po ja bëjnë Berishës.
Rama duhet ta bëjë atë, sepse kjo gjë duhet caktuar në Kushtetutë. Nesër mund të çmendet SPAK, të pezullojë kryeministrin apo ministrat dhe mbetemi pa qeveri”, deklaroi Abilekaj.
KOHA JONË SONDAZH

