SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Dy persona janë arrestuar, ndërsa të paktën 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni vjen pas denoncimit të bërë më herët në polici se këta persona merrnin para tek biznese të ndryshme, duke i favorizuar në zabtimin e ambienteve publike.

Gjatë muajve të fundit, qeveria ka ndërmarrë një aksion për shembjen e objekteve pa leje dhe shtesave të lokaleve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky aksion i IKMT-së nisi fillimisht me shembjen e disa objekteve pa leje në Theth, të cilat shërbenin si bujtina për turistët dhe më pas u shtri edhe në qytete të tjera si Tiranë, Vlorë, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?