Spanjë-Itali, të kaltrit nuk ndiejnë presion: Kemi shans edhe në play-off

Spanja dhe Italia kryesojnë grupin G të kualifikueseve evropiane për botërorin e Rusisë, me spanjollët të favorizuar për shkak të barazimit 1-1 në Itali, si dhe golaverazhit më të mirë, në rast se edhe ndeshja e kthimit, më 2 shtator, përfundon me të njëjtat shifra.

Për këtë të fundit, presidenti i Federatës Italian, Carlo Tavecchio, thotë se nuk është përcaktuese për fatin e Italisë.

“E kam thënë që kemi shanse edhe në play-off. Uroj rezultatin më të mirë për Italinë, por nuk është një finale pas së cilës nuk ke çfarë bën më”, thotë presidenti.

E para e çdo grupi kualifikohet direkt në fazën finale, e dyta më e dobët e nëntë grupeve eliminohet direkt, ndërsa tetë të dytat e tjera luajnë në play-off për katër finalistet e fundit nga Evropa.

SHKARKO APP