Spanjë, pinte 4 shishe verë në ditë, jetoi 107 vjeç

Një 107-vjeçar spanjoll, i cili kishte në Vigo një kantinë vere, kujtohet nga djali i tij si një burrë që nuk pinte kurrë ujë, por vetëm verë: “Kur ishim të dy në shtëpi, pinim rreth 200 litra verë në muaj”. Ndërkohë që shiste 60 mijë litra verë në vit, Garcia çonte në shtëpi 3 mijë litra për familjarët e tij. Më saktë, për veten e tij, por edhe familjarët pinin me raste ndonjë gotë.
Ende nuk dihet se kur i moshuari nisi të pinte 4 shishe verë në ditë, por djali thotë se i ndante dy për drekë e dy për darkë. Në vitin 2012, një studim korean thonte se vera të ndihmon të mos shtosh në peshë, ndërsa një tjetër studim i mëvonshëm doli në përfundimin se parandalon kancerin.

SHKARKO APP