“Spastrimi” në administratë, kandidatja e LSI-së në Shkodër pezullohet nga detyra

Ndëshkimet për zyrtarët që angazhohen në fushatë elektorale kanë vijuar edhe ditën e sotme. Një tjetër zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim raportohet se është pezulluar nga puna.

Bëhet fjalë për Drejtoreshën e Shëndetit Publik në Pukë, Sajmira Laçi, e cila është njëkohësisht dhe kryetarja e LSI-së për këtë qytet, dhe po ashtu renditet e katërta në listën e LSI-së në Shkodër.

Nga të dhënat e para, mësohet se ajo është pezulluar për shkak se është angazhuar në fushatë elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në vend të Sajmira Laçit, në këtë detyrë është komanduar Qezim Arifaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Laçi e mbante postin e Drejtoreshës së Shëndetit Publik që prej vitit 2009. Më parë ajo ka punuar si mjeke laborante në spitalin e Pukës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?