“Specialistja” e buzëve e “kantandis” kështu infermieren

22-vjeçarja që punon si infermiere në një spital në Adana, Turqi, ka kryer një ndërhyrje për trashjen e buzëve. Ndërhyrja nuk është kryer tek një specialist i provuar, por tek një parukiere që e prezantonte veten si “specialiste estetike”.

Soner Gulnaz i injektoi mbushje të përkohshme tre mujore në buzë infermieres Merve Keles. Mirëpo, mbushja u shkri për një javë dhe e reja nuk hoqi dorë, por kërkoi mbushje të përhershme.

Në këmbim të një shume të caktuar, “specialistja” i injektoi 26 gjilpëra me silikon. Nuk kaloi më shumë se gjysmë orë dhe buzët iu frynë tej mase ndërsa të nesërmen përfundoi në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam penduar shumë”, thotë 22-vjeçarja, e cila tashmë kërkon pamjen e saj të dikurshme. “Si punonjëse shëndetësie duhej ta kisha pyetur për diplomën. Ka rrezik që tani të mbes pa buzë. Jam penduar shumë.” Ajo thotë se personi që i bëri mbushjen i kishte thënë se “duke qenë se klinika ishte nën rikonstruksion, mbushjen do ta bënin në shtëpi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?