Ministrja Spiropali: Koha e Shqipërisë, kërkon ritëm më të shpejtë drejt BE-së
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në takimin e grupit të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”, i cili po zhvillohet në Vjenë.
Me ftesë të ministres së Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, dhe të kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, Spiropali po diskuton mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rëndësinë e tij si investim i drejtpërdrejtë për të ardhmen europiane.
“Zgjerimi dhe bashkimi i Europës garanton zhvillim ekonomik, rritje investimesh, forcim të sigurisë dhe një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë,” deklaroi ministrja. Ajo theksoi se “kjo është koha e Shqipërisë, dhe ne jemi gati të ecim më shpejt” drejt integrimit europian”.
Gjatë qëndrimit në Vjenë, Spiropali mori pjesë edhe në Këshillin e 32-të Ministror të OSBE-së, të mbajtur në Pallatin Hofburg. Në fjalën e saj, ajo rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për të drejtën ndërkombëtare, drejtësinë, llogaridhënien dhe dinjitetin njerëzor, duke dënuar agresionin rus në Ukrainë.
KOHA JONË SONDAZH

