FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spiropali me studentë në Hagë: Shqipëria, një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën europiane

Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka mbajtur një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara.

Në bashkëbisedimin e saj me studentët e Programit të Studimeve Europiane, Spiropali foli për historinë e Shqipërisë si një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën europiane.

Postimi i plotë i Spiropalit: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shijoi biseda me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Hagë. Për rastësi, në të njëjtin vit të themelimit të këtij universiteti në 1987, fotografi holandez Piet den Blanken fiksoi me objektivin e tij, imazhin e një fëmije të varfër pesëvjeçar, që mundohej të blinte një bukë në Shqipërinë e kohës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot me dhjetëra e qindra fotografë holandezë vizitojnë vendin tonë për të dëshmuar një tjetër Shqipëri, destinacionin kryesor turistik të Europës, me mbi gjysmë milioni turistë holandezë në vitet 2024-25.

Me të rinjtë e studimeve europiane ndamë pikërisht historinë e Shqipërisë si një prej transformimeve më mbresëlënëse në tokën europiane, nga vendi më i izoluar i kontinentit, në partnerin që prodhon garanci për anëtarësim të shpejtë si i barabartë mes kombeve europiane.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?