Spiropali nderime te monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shkupin e vjetër

Mbrëmjen e djeshme, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, së bashku me Zëvendëskryeministrin Arben Fetai, morën pjesë në një ceremoni nderimi pranë monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shkupin e vjetër.

“Sonte, në zemër të Shkupit të vjetër, aty ku guri flet me histori dhe koha merr frymë krenarie,

ndaluam për të nderuar simbolin e qëndresës, të dinjitetit dhe të shpirtit europian, duke vendosur kurorën e nderit pranë monumentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë moment kujtese dhe respekti ishim së bashku me Zëvendëskryeministrin Arben Fetai dhe Kryetarin e Çairit Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal në Komunën e Çairit, të bashkuar me nderim dhe krenari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ceremonisë, dita u mbush me ngjyra dhe emocione: shfaqja artistike, ritmi i tupanëve dhe fëmijët me veshje e simbole kombëtare e bënë këtë çast edhe më të gjallë.

Një kujtesë e përbashkët për rrenjët tona të forta dhe përkatësinë tonë natyrore në Europë”, shkruan Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?