Spiropali: Në 13 muaj janë arkëtuar 200 milionë USD më shumë
Lajme E Hënë, 3 Nëntor 2014 00:00
Nga të dhënat rezulton se për muajin tetor, Doganat kanë arkëtuar rreth 14.815 miliardë lekë, ndërkohë që ishin planifikuar të arkëtoheshin 14.800 miliardë lekë.
Në krahasim me muajin tetor të vitit të kaluar, janë mbledhur 15 milion dollarë më shumë.
Gjithashtu në raportin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave rezulton se për 13 muaj, nga shtatori 2013 deri në tetor 2014 janë arkëtuar në total 200 mln dollarë më shumë.