Spiropali paralajmëron sfidat e fundit: Shqipëria drejt BE-së
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot se me hapjen e grup-kapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Europian, Shqipëria shënon një faqe të re të historisë europiane dhe hap një horizont sfidash e mundësish.
“Ky është kurorëzimi i një dekade punësh të vështira, reformash të guximshme dhe besimi të palëkundur tek rruga e një Shqipërie me institucione të forta demokratike”, tha Spiropali, duke shtuar se vendi do të vazhdojë derisa flamuri ynë të jetë në tryezën e përbashkët europiane.
Në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare me BE-në, u hap grup-kapitulli 5 mbi “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”, që përfshin kapitujt 11, 12, 13, 22 dhe 33. Ky është kapitulli i fundit që Shqipëria hap në rrugën drejt anëtarësimit në BE, me qëllim për mbylljen e negociatave në vitin 2027.
KOHA JONË SONDAZH

