Spiropali pret Komisionin për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës: Mora mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali priti në Tiranë delegacionin e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, të drejtuar nga José Ignacio Landaluce Calleja. Në senatin spanjoll spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE.
Shqipëria dhe Spanja, sipas Spiropalit mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë kulturë të thellë, vlera, partneritet dhe besim reciprok.
”Bienvenidos a Tirana! Mirëprita sot drejtuesit e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, ku spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria dhe Spanja mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë kulturë të thellë, vlera, partneritet dhe besim reciprok”, shkruan Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

