Spiropali uron shqiptarët: Flamuri i Kastriotit drejt familjes europiane
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka uruar shqiptarët kudo që ndodhen me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në një postim në Facebook, ajo thekson se qëllimi kombëtar mbetet integrimi europian dhe vendosja e “flamurit të Kastriotit në sofërn e familjes europiane”.
Gëzuar Ditën e Flamurit!
113 vjet pas nëntorit të lavdishëm të Atit Themelues të Shqipërisë së Pavarur, Plakut të Vlorës, Ismail Qemalit, dhe patriotëve shqiptarë që me shekuj luftuan për Flamurin Kuq e Zi, i cili na bashkon, frymëzon dhe na orienton si komb, drejt qëllimit tonë kombëtar: të çojmë flamurin e Kastriotit në Sofrën e familjes sonë Europiane, me të cilën na bashkojnë rrënjët, identiteti, historia, gjeografia, arti, kultura, vizioni, e tashmja dhe e ardhmja.
Me përulje para sakrificës së të parëve, krenarë për atë që jemi, krah për krah me bashkëkombasit kudo në botë.
Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë! Bashkë!”: shkruan Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

