“Standard & Poor’s” rrit vlerësimin për Shqipërinë, Rama: Inkurajuese
Teksa një ditë më parë, agjencia e njohur e kreditit “Standard & Poor’s” e ka rritur vlerësimin për Shqipërinë nga B në B+, kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur një fakt të tillë.
Sipas tij, ky është një rezultat inkurajues për vendin tonë.
“Një rezultat shumë inkurajues për ekonominë: Agjencia ndërkombëtarë e vlerësimit Standard & Poor’s rrit përsëri kuotën e Shqipërisë: B+!”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.
Konkretisht, në një raport të publikuar, theksohet se vendi ynë ka një trajektore në ulje të borxhit publik, i cili përgjatë periudhës tre vjeçare 2016-2019, do të arrijë në nivelin e 60%-shit të GDP-së, krahasuar me 70% që u regjistrua në vitin 2015.