Statujat në Londër, në protestë kundër ajrit?

Statujat e famshme në të gjithë Londër, këtë të hënë nuk kishin pamjen e njëjtë si çdo ditë. Sot ato kanë qenë në qendër të vëmendjes nga aktivistë të mjedisit që ju kanë vënë atyre maska për të tërhequr vëmendjen për problemin e ndotjes së ajrit.

Maskat janë vënë në 17 statuja, duke përfshirë Mbretëreshën Viktoria pranë Buckingham Palace, Erosit në Piccadilly Circus dhe Winston Churchill që ndodhet jashtë parlamentit.

Policia Metropolitane e Londrës ka thënë se tetë persona janë arrestuar. Një zëdhënëse e parlament konfirmoi se kishte qenë “një incident i vogël i sigurisë në parlament”, e cila ishte duke u trajtuar nga policia. Aktivistët e Greenpeace thanë se kishin për qëllim të nxjerrin në pah rreziqet shëndetësore të shkaktuara nga cilësia e dobët e ajrit në qytet.

“Monitorimi tregon se në qoftë se këto statuja do ishin njerëz të vërtetë, shumë prej tyre do të marrin ajër të dëmshëm”, tha aktivisti Areeba Hamid. “Kjo është arsyeja pse ne kemi ju kemi vënë atyre maska në fytyrë. Natyrisht miliona londinezë, duke përfshirë edhe fëmijët marrin fryma nga i njëjti ajër,” tha ai.

Londra ka nivelet më të larta të dioksidit të azotit në Europë dhe Britania është urdhëruar për të zvogëluar ndotjen nga Komisioni Europian. Rreth 10.000 londinezë vdesin para kohe çdo vit si pasojë e ndotjes së ajrit, sipas llogaritjeve nga King ‘s College në Londër. Propozimi aktual është për një zonë me emetimit të ulët, e cila hyn në fuqi në vitin 2020, që ofron mbrojtje të banorëve dhe atyre që udhëtojnë vetëm në qendër të Londrës. Greenpeace ka kërkuar zona të zgjerohet.

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP