Stefi Prifti akuzon kolegët në Kënga Magjike
Disa ditë pas “Këngës Magjike” Stefi Prifti ka reaguar ndaj këtij festivali.
Duke qenë i prekur nga humbja e bashkëshortes, Stefi nuk ishte pranë vëllait të tij Endrit, i cili konkuroi në KM me këngën “Kënga e fundit”. Sipas Stefit këtë vit çmimi i parë duhej t`i jepej të vëllait, pasi i kishte të gjitha komponentet si këngë për t`u shpallur kënga fituese. Stefi mendon se ashtu si gjithmonë të gjithë kanë gabuar në dhënien e pikëve.
Ja çfarë ka shkruar ai në facebook: “Nëse flasim apo bëjmë një kritikë artistike me pak fjalë, katër janë komponentët themelorë që përfaqësojnë gjininë e këngës. 1. Melodia (kompozimi) 2. Teksti 3. Orkestracioni 4. Interpretimi E, miq dhe kolegë të dashur, asnjë këngë tjetër në “Kënga Magjike 2015” nuk i kishte, të gjitha bashkë, në nivelin e kësaj kënge, “Kënga e fundit”, me autor Endri Prifti dhe orkestrim Gent Myftaraj. Të gjithë keni gabuar, si gjithmonë…! Por ky rast ka qenë shumë flagrant dhe antiprofesional, antindjenjë dhe i paskrupullt. Publik i dashur, përqafime pa fund! Jeni e vetmja mbështetje që kemi, në muzikë dhe jetë”.