Stilistët prezantojnë ngjyrën e vitit 2017 (FOTO)

Në fund të çdo viti, autoriteti i ngjyrës Pantone përcakton ngjyrën që do të përfaqësojë vitin e ardhshëm dhe për 2017-ën, do të jetë pikërisht ngjyra e gjelbër.

Sipas Pantone, ‘Greenery’ është një e gjelbër në të verdhë, e freskët dhe e gjallë, që evokon ditët e para të pranverës, kur e gjelbra e natyrës fillon të rizgjohet.

Sipas Leatrice Eiseman, drejtuese e Pantone-s, kjo ngjyrë “na jep shpresën që ne të gjithë kërkojmë, midis situatës komplekse sociale dhe politike në të cilën ndodhemi”. Gjithashtu, kjo nuancë kënaq dëshirën tonë për të rindërtuar marrëdhënien me natyrën.

Ashtu siç ndodhi vitin e kaluar me rozën kuarc dhe bojëqiellin pastel, pritet që kjo ngjyrë të dominojë trendet e 2017-ës në veshje, dekor dhe përgjithësisht në dizajn.

SHKARKO APP