Stresi: Unë jam Vip i pasur!

 

Çdo gjë nisi nga një diskutim mes panelit të të ftuarve gjatë emisionit Top Shoë që u shfaq mbrëmjen e djeshme. Një prej të ftuarve, Eraldo Rexho ka pranuar se njeh shume VIP-a shqiptarë të cilët marrin fustane dhe rroba borxh për daljet e tyre në publik dhe nëpër evente të rëndësishme. Pjese e bisedës u bë edhe reperi Stresi dhe në një farë mënyre u ndie i akuzuar se dhe ai merr rroba borxh.  Nga ana tjetër Arkimed Lushaj ka zgjedhur rrjetet sociale për të replikuar lidhur me këtë. Ja çfarë shkruan:
“Mirmëngjesi, Vipa të varfër. Më vjen keq të replikoj mikun tim Eraldon, por për fat të keq nuk jam aspak dakort me ty Eraldo. Sepse veshja ime te Kënga magjike kushton 5560€. Për këtë mund të pyesësh në dyqanin Reve përballe gardës ose Joni Peçin. Ora ime hublot turbillion kushton 70 mijë dollarë. Është e babit, por edhe e imja që e kam kudo me vete. Me kanë mësuar të blej çdo gjë dhe jo të marr hua, por mendimi im është edhe ata vipa që marrin borxh fustane apo ku di unë hua, nuk jemi këtu ti qortojmë, por ti kuptojmë. Disa prej tyre sipas mundësive. Sepse shumica e vipave femër që kanë shumë parë, kanë shitur trupin në këmbim të parave për të blerë ato fustanet e shtrenjta, kështu që shttt ju lutem, mos kritikoni. Faleminderit! Respekt për të gjithë vipat e varfër, meqë kështu po i quani ju të pasurit.”, përfundon postimin Stresi. 

SHKARKO APP