Studimi mbi seksin për frakturat
Gruaja sipër kur bën seks, është një gjë e bukur për shumë meshkuj që thonë se u pëlqen diçka e tillë.
Por shkencëtarët thonë se ky pozicion seksual është edhe më i rrezikshëm për meshkujt.
I quajtur ndryshe edhe “cowgirl”, pozicioni i rrezikshëm është fajtor për gjysmën e të gjitha frakturave të penisit gjatë seksit.
Në krahasim, stili i qenit është përgjegjës për 29 për qind të plagëve, ndërsa stili i misionarit- ose mashkulli sipër- është fajtor për 21 për qind të frakturave.
Studimi është realizuar në Brazil përgjatë 13 viteve.
Gjysma e pacientëve që morën pjesë në studim thanë se dëgjonin një “krak” kur plagoseshin.
Më pas penisi i tyre fryhej dhe kishin dhimbje.
Të tjerë thonë se nuk e dallonin mirë, por më vonë kishin probleme me ereksionin.
Megjithatë frakturat penile janë të rralla.
Pavarësisht natyrës së çuditshme, nëse keni thyer penisin, drejtohuni urgjent tek urologët.
Vonesat mund të shkaktojnë probleme të pariparueshme në jetën tuaj seksuale.