Studimi, “njerëzit e natës” janë më inteligjentë

Nëse ju zë gjumi vonë në një farë mënyre ju hyni tek kategoria e “njerëzve të natës” dhe sipas një studimi kjo do të thotë se jeni inteligjentë.

Ky është përfundimi i një studimi mbi aftësinë krijuese të mendjes, që zbuloi se ndryshe nga ç’besohet, njerëzit “e natës” janë më krijues dhe më origjinalë se ata “të mëngjesit”.

Sipas Daily Mail, pasi u analizuan përgjigjet e një grupi njerëzish, një pjesë e të cilëve flenë herët dhe zgjohen herët, kurse pjesa tjetër flenë shumë vonë, u vu re se njerëzit që flenë vonë kishin prirjen për të qenë më origjinalë në përgjigjet e tyre.

Ata nuk e ndjejnë të nevojshme të ndjekin rregullat e përcaktuara, si përshembull regjimi i gjumit.

Çuditërisht, ndryshe nga ç’mund të mendohet, ata që flenë vonë kanë kujtesë më të fortë, dhe më të organizuar.

Gjithashtu në kundërshtim me atë që mendohet, njerëzit që flenë dhe zgjohen vonë kanë nivele më të ulëta stresi. Kjo sepse janë përgjithësisht në humor më të mirë gjatë ditës.

SHKARKO APP