Studimi: Shtohet numri i femrave që bëjnë seks mes tyre
Gjithmonë e më shumë yje të Hollivudit po deklarojnë se janë së paku biseksuale.
Këto ditë ishte radha e Miley Cyrus.
Por kjo nuk është një tendencë vetëm mes yjeve.
Një studim amerikan ka zbuluar se gjithmonë e më shumë femra pëlqejnë të bëjnë seks mes tyre.
Në studim u morën 9 mijë persona.
Por ndërsa shumica e meshkujve thonë se janë ose 100 përqind heteroseksualë ose 100 përqind homoseksualë, femrat janë gjithmonë më të hapura.
“Kjo tregon se seksualiteti nuk është shumë i fiksuar tek femrat,” tha Dr. Elizabeth McClintock.
Interesant është fakti se më shumë biseksuale janë femrat, që janë bërë mama në moshë të re.
Psikologët thonë se femrat e kanë më të lehtë të eksperimentojnë seksualisht me gjininë e njëjtë, ndryshe nga sa ndodh me meshkujt.