Stuhia me pasoja, 20 persona paraqiten në spitalin e Traumës

Stuhia e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu që përfshiu vendin, ka prekur drejtpërdrejt edhe qytetarët. Deri më tani në spitalin e Traumës janë paraqitur 20 pacientë, 10 prej të cilëve po vijojnë të marrin shërbim mjekësor atje. Këta persona janë dëmtuar nga stuhia, duke u goditur nga sende të forta, të cilat kanë fluturuar në ajër ditën e sotme për shkak të erës së fortë. Institucionet e ndryshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesve të automjeteve që të rrisin vigjilencën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?