Stuhia tremb pushuesit, trafik i rënduar në aksin Shkodër-Lezhë dhe Lezhë-Milot
Reshjet e dendura të shiut dhe stuhia, ka bërë largimin e pushuesve plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit. Largimi i pushuesve ka sjellë trafik të rënduar në akset kryesore dhe rrugët dytësore të qarkut Lezhë. Vështirësi të shumta janë hasur edhe në daljen nga Shëngjini, ku drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në radhë të gjata. Për të lehtësuar lëvizjen, në akset kryesore dhe në kryqëzimet problematike janë vendosur punonjës të policisë rrugore. Edhe pse reshjet kanë pushuar, fluksi i lëvizjes së automjeteve vijon të mbetet i lartë.
KOHA JONË SONDAZH

