Stupcat dalin me deklaratë për skeçin me UÇK-në

 

Pas debatit që ka plasur pas skeçit të rupit humoristik “Stupcat” në lidhje me UÇK-në, ka ardhur reagimi nga ta. Kjo është deklarata e plotë e Stupcave, e cila është postuar në faqen zyrtare të këtij grupi në Facebook:

Deklaratë Zyrtare nga Stupcat

Audiencë e dashur, popull i ynë

Është fat dhe nderë Historik të jetosh në kohën që e jetojmë në, kohën kur u kurorëzua përpjekja e shumë gjeneratave, prindërve, gjyshërve e stërgjyshërve tanë, LIRIA.

Mundësi për të frymuar, punuar, kontribuar e për të ndërtuar shtet, shtëpi, adresë, ardhmëri për fëmijët tanë për një të nesërme të ndritur.

Si çdo njeri që e do këtë vend, edhe ne Stupcat për vite me radhë u munduam që me humorin tonë t’ju shohim të buzëqeshur dhe të lumtur, ndoshta për pak minuta me satirën tonë që të prekim e të thumbojmë të metat tona duke dashur të rehabilitojmë e të filtrojmë shoqërinë tonë, gjithmonë duke qenë afër popullit me personazhet tona.

Skeqi i fundit “Plani Strategjik” na gëzoj shumë për bujën dhe pluhurin që ngriti nëpër rrjete sociale dhe ato Mediatike. Jo për shikueshmërinë, po për zgjimin e ndërgjegjes së fjetur.

Nuk ka shoqëri normale që nuk do të përulej para dëshmorëve dhe heronjve të vet, siç përulemi edhe ne stupcat me respektin më të madh.

Nuk ka njeri normal që nuk do të ndjente dhembje për gjymtyrët e humbura të luftëtarëve të vet. Do ishte mallkim, sikurse është mallkim që nën emrin dhe petkun e luftës sonë të shenjtë të fshihen profiterë dhe matrapazë të caktuar siç ishin personazhet në skeçin tonë.

Nuk mund të futen në një thes heronjtë dhe hajnat.

Kjo shtëpi, ky shtet duhet të ndërtohen mbi të drejtën e të vërtetën.

ZOTI E BEKOFTË KOSOVËN, LAVDI DËSHMORËVE!

SHKARKO APP