Sukses i programit IVF, 21 bebe kanë ardhur në jetë tek materniteti Koço Gliozheni
Dy vajza binjake kanë ardhur në jetë sot në “Ditën e Verës”, në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”. Prindërit prej 10 vitesh po përpiqeshin të bëheshin me fëmijë.
Lindja u bë e mundur falë trajtimit të fertilizimit in vitro (IVF), i realizuar në Qendrën e Riprodhimit Mjekësor të Asistuar, një shërbim i mbështetur nga buxheti i shtetit. Përmes këtij programi në maternitetin “Koço Gliozheni” kanë ardhur në jetë gjithsej 21 bebe, duke i dhënë shumë familjeve mundësinë të realizojnë ëndrrën e prindërimit.
Qendra e Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (IVF) në Shqipëri, shpesh e integruar në QSUNT, ofron procedura si inseminimi artificial dhe fertilizimi in vitro, të mbështetura pjesërisht nga buxheti i shtetit për çiftet me probleme infertiliteti. Ky shërbim synon aksesin në kujdesin riprodhues dhe lehtësimin e kostove financiare për trajtimet e infertilitetit.
KOHA JONË SONDAZH

