Sulmet: Mamaja vdiq, fëmijët shpëtuan se po luanin

Një nënë e dy fëmijëve binjakë ishte mes viktimave të para të identifikuara të sulmeve terroriste në Bruksel.

Adelma Tapia Ruiz, 36 vjeç, një peruane që jetonte në Belgjikë prej nëntë vitesh, po nisej për të vizituar të afërmit në Nju Jork me vajzat e saj, kur ndodhi shpërthimi në aeroportin Zaventem.

Binjaket e saj, Maureen dhe Alondra, 3 vjeç, së bashku me të shoqin belg, Christopher Delcambe, mbijetuan pasi vajzat kishin vrapuar tutje për të luajtur, të ndjekura nga pas prej babait.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ndodhi pak çaste përpara shpërthimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mamaja nuk i mbijetoi shpërthimit.

Një prej binjakeve, Maureen, mori një cifël në një krah.

Edhe zoti Delcambe u plagos.

Tapia punonte si kuzhiniere dhe studionte marketing.

Vëllai i saj, Fernando, tha se i shoqi po e shoqëronte në aeroport, pasi ajo do udhëtonte me vajzat e saj drejt Nju Jorkut për të takuar mamanë dhe motrat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?