Sulmi i hakerave iranianë ndaj Kuvendit, DASH: Dënojmë sulmin ndaj aleatit tonë në NATO

Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë ka sjellë reagimin e Amerikës. Departamenti Amerikan i Shtetit dënon aktivitetin që e cilëson si veprim dashakeq ndaj një aleati të NATO-s.

DASH thotë se është në dijeni të sulmit dhe se SHBA po punon me Shqipërinë për të forcuar sigurinë kibernetike. Sipas reagimit, Uashingtoni po e ndihmon në mënyrë aktive vendin për të përballuar këto kërcënime. ”Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme dhe dënojnë aktivitetet kibernetike dashakeqe kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë”, thuhet në reagim.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se si aleatë të NATO-s, SHBA dhe Shqipëria koordinojnë vazhdimisht shqetësimet e përbashkëta të sigurisë dhe mbeten vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi vjen pasi sistemi i brendshëm i Kuvendit u godit nga një sulm kibernetik. Grupi i hakerave “Homeland Justice” publikoi në Telegram të dhëna nga sistemi i brendshëm i parlamentit, përfshirë emaile dhe informacione të përdoruesve të domain-it parlament.al.

Swiss Digital Mobile Reklama

I njëjti grup ka publikuar edhe një video ku shfaqet fshirja e të dhënave nga serverët e parlamentit. Vetë Kuvendi pranoi më herët se sistemi i brendshëm ishte cenuar dhe se disa të dhëna ishin fshirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?