Sulmi në Mançester, janë të paktën 12 persona të humbur

Olivia Campbell

Janë të paktën 12 persona të humbur pas atentatit në “Mançester Arena”. Mediat lokale kanë publikuar emrat e 8 prej tyre: bëhet fjalë për 17-vjeçaren Chloe Rutherford, 19-vjeçatin Liam Curry,  29-vjeçarin Martyn Hett, për skocezet Laura MacIntyre dhe Eilidh MacLeod, të Courtney Boyle e Philip Tron, e të 15-vjeçares Olivia Campbell.

Prindërit janë në ankth për fatin e fëmijëve të tyre dhe kanë lëshuar apele të ndryshme në rrjetet sociale me hashtagun ‘#missinginManchester’ për të pasur lajme nga ata.

Nëna e Olivia Campbell, Charlotte, ka treguar që vajza e saj ishte në koncert me mikun e saj Adam. Ky i fundit është gjetur në spital, por për Olivian nuk ka informacione.

“herën e fundit që fola në telefon ishte ora 20:30. Ishte në koncert, më tha se ishte duke u zbavitur shumë dhe më falënderoi që e lashë të shkoja”. Pas pak ndodhi shpërthimi.

SHKARKO APP