Sulo: Raporti final i OSBE-ODIHR i ka rrëzuar zgjedhjet e 11 Majit
Analisti Arion Sulo thotë se raporti i OSBE-ODIHR i ka rrëzuar zgjedhjet në kuptimin që ato nuk ishin zgjedhje të lira. Ai thotë se raporti citon që qeveria pati përdorim të administratës, të burimeve të administratës shtetërore duke marrë avantazh të padrejtë dhe duke i bërë zgjedhjet, terreni ishte i pabarabartë.
”Mendoj se ky është raporti më i keq në tre zgjedhjet, 2017, 2021 dhe 2025. Mendoj se i ka rrëzuar zgjedhjet. Në kuptimin që ato nuk ishin zgjedhje të lira. Nuk ishin zgjedhje të lira sepse raporti thotë që pati trysni te administrate, të mësuesit, te qytetarët, të funksionarët.Për ti marrë në tubime, premtime për votën.
Nuk ishin të drejta sepse ato nuk ishin të barabarta dhe këtë e thotë raporti dhe kjo është një frazë e re që raportet e tjera nuk e kanë pasur. Raporti citon që qeveria pati përdorim të administratës, të burimeve të administratës shtetërore duke marrë avantazh të padrejtë dhe duke i bërë zgjedhjet, terreni ishte i pabarabartë. Dmth që janë 2 skuadra në fushë, njëra ka 12 lojtarë ka edhe arbitrin me vete dhe tjetra ka 11 lojtarë”.
KOHA JONË SONDAZH

