“Sup më sup lidhur si malet, LSI-ja kurrë nuk ndalet”, zbulohen vargjet e Luan Ramës në Kukës

I njohur për krijimtarinë e tij dhe pasionin për poezinë apo këngët me çifteli, nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka befasuar sërish qytetarët. Ka zgjedhur Kukësin, ku është sot, për t’u drejtuar simpatizantëve të mbledhur disa vargje, të cilat i ka krijuar posaçërisht.

  “Sa të ketë fjalë e besë Malësia

del e para LSI-ja

Swiss Digital Desktop Reklama

sup më sup lidhur si malet

Swiss Digital Mobile Reklama

LSI-ja kurrë nuk ndalet”,- janë vargjet e Luan Ramës.

 Në qytetin e Kukësit Rama ka prezantuar kandidatët për deputet të LSI-së, duke theksuar se LSI është forcë e parë dhe do të qeverisë  për qytetarët, jo për kryetarët. “Edhe Kukësi do të ketë deputet të LSI-së në Parlament. Selvi Beçaj zgjedhja më e mirë për Kukësin dhe ju ftojmë të zgjidhni një vajzë Kukësi jo një të importuar”, ka thënë mes të tjerash Luan Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?