Super-avionët si “stacion karburanti” në qiellin plotësisht të errët

Avioni i parë cisternë që mund të mbushë me karburant avionët luftarakë në qiell dhe në errësirë të plotë, po kalon testet e fundit përpara blerjes së paralajmëruar nga Forcat Ajrore të SHBA-ve.

Bëhet fjalë për 179 Boeing’s KC-46 ‘Pegasus’, të cilët do të dorëzohen deri në fund të 2017-s.

Flota e re e “stacioneve të benzinës ajrore” janë vendosur të zëvendësojnë paraardhësit e tyre, Stratotankers KC-135, të cilët kanë qenë në shërbim që nga administrata Eisenhower. Në rast emergjence, KC-46 i ri është gjithashtu i aftë të mbajë mbi 100 trupa, 54 pacientë mjekësorë ose 29,500 kg të ngarkesave, raporton CNN.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes do të paguaj 639.1 miliardë dollarë për të paguar vetëm për 15 nga cisternat.

Kompania e prodhimit krenohet me avionin e ri me një sërë masash kundravepruese për të mbrojtur kundër raketave antiajrore.

Avioni ka kamerat me definicion të lartë dhe drita infra të kuqe, të cilat e lejojnë atë të kryej operacionet e karburantit në mes të avionit.

Stafi drejtuesi i stacionit të karburantit komandon një sistem të teknologjisë së lartë që përfshin kamerat stereoskopike me shikueshmëri prej 185 shkallë të projektuara përmes syzeve 3D për t’i dhënë operatorit të bumit perceptimin e plotë të thellësisë.

Testi i parë i suksesshëm u krye në dhjetor të vitit të shkuar, kur KC-46 ngarkoi një aeroplan masiv të ngarkesave C-17 në qiellin plotësisht të zi.

SHKARKO APP