“Swiss Leaks”: Scoop, apo diçka e rëndomtë?
Nga Eric Vernier
Zbulimet e gazetës “Le Monde” flasin për një sistem të gjerë evazioni fiskal i orkestruar dhe inkurajuar nga banka britanike HSBC në vitin 2006 dhe 2007 në shkallë ndërkombëtare. A jeni i habitur nga këto zbulime? A janë të zakonshme dhe të njohura këto praktika?
Jo, kjo nuk është aspak e çuditshme. Këto janë praktika që ne jemi të shumtë që i denoncojmë qysh prej shumë kohësh për banka të tjera, por në mënyrë shumë të veçantë për HSBC. Shumë ishin të vetëdijshëm sidomos për shprehitë tregtare të HSBC, që godisnin klientelën për t’i propozuar asaj mashtrimin dhe evazionin fiskal, në Francë apo në botë. Një nga teknkikat kryesore është të organizohen ndeshje polo apo gara golfi për njerëz të pasur dhe t’i propozohen atyre shërbime bankare gjatë këtyre garave, apo gjatë koktejleve. Për HSBC nuk është afera e saj e parë. Të citojmë për shembull akuzën e saj për Shtetet e Bashkuara në vitin 2012, në një aferë pastrimi dhe transferimesh fondesh të fshehta. Ky zbulim i ri nuk është pra absolutisht një surprizë, por më tepër një konfirmim.
HSBC pohoi në një njoftim të saj se nuk kishte “ndryshuar”, “mangësitë e konstatuara në vitin 2007″. A është e mundur të synohet që bankat e përshtatura të propozojnë këtë lloj shërbimi, dhe a mundet të shtrohen vetë?
Këto deklarata janë të rregullta dhe përfshijnë të gjitha bankat, kur ato janë kapur me dorë në thes. Çdo herë, bankat pretendojnë të ndërpresin këto praktika, por aferat vazhdojnë. Eshtë e pamundur të besohet që ato do të shtrohen vetë. Megjithatë, duhet vënë në dukje se aktivitetet e tyre janë më pak të dyshimta, kur Zvicra ka ngritur një sistem kontrolli pak më rigoroz. Përkundrazi, këto masa të marra nga zviceranët nuk janë medoemos të zbatuara në vende të tjera financiare në botë, ku po këto banka janë gjithashtu të pranishme. Duke qenë ndërkombëtare, praktikat e tyre nuk janë të njëllojta në të gjithë botën.
Në shikimin e gjerësisë së fenomenit të evazionit fiskal në nivel ndërkombëtar, si shpjegohet që shtetet nuk nxjerrin ligje për këtë problem dhe nuk kooperojnë më midis tyre?
Nga pikëpamja e kooperimit, konstatohet qysh prej një viti arritje; Ligje dhe direktiva evropiane janë vënë në zbatim në disa vende në fushën e fiskalitetit. Këto inisiativa janë vijim i problemeve buxhetore që ndeshin shtetet dhe që kanë filluar të luftojnë në mënyrë më efikase kundër mashtrimit fiskal. Gjithashtu, vërehet një bashkëpunim në nivel evropian dhe më gjerë në nivel ndërkombëtar, sidomos në kuadrin e OCDE-së. Problemi qëndron në faktin se në termat fiskale vendet dëshirojnë të ruajnë sovranitetin e tyre dhe kanë secili sisteme që zotërojnë veçoritë e tyre.
Pra të gjitha shtetet nuk kanë pikpamje dhe përqasje të njëjtë në këtë fushë. Nga një pikëpamje represive shpesh herë shtetet qortohen që nuk bëjnë shumë për të luftuar kundra mashtrimit fiskal. Ka shumë arsye për këtë. Shtetet mundet nganjëherë të përfitojnë nga parajsat fiskale dhe madje të kenë nevojë për të, për shëmbull për të bërë operacione jashtë shtetit, apo për të financuar grupe rebellësh. Për këtë lloj veprimesh preferohet të kalohet në llogari të cilat gjinden në territore të padepërtueshme në planin bankar. Ekzistojnë gjithashtu qeveri me elita politike që përfitojnë nga parajsa fiskale, ose për financimin e partive politike, ose thjesht për pasurimin e tyre vetjak. Këto elita në këto raste nuk kanë asnjë interes për të rregulluar këto praktika bankare. Disa vende bëjnë presion tek të tjerët që gjërat të mos ndryshojnë.
City Bank në Londër, për shembull, ka interesin për ekszistencën e parajsave fiskale për larguar paranë dhe që të bëjnë të funksionojnë aktivitetet e saj, që përfaqësojnë megjithatë 13% të GDP të Britanisë së Madhe. Në fund, bankat janë ndër nënpunësit e parë të botës . Të futësh hundët shumë afër aktiviteteve të tyre, apo t’i pengosh ato, është të marrësh rrezikun të provokosh ndryshime të vërteta ekonomike dhe sociale – për të cilat pushtetet publike dyshojnë dhe dëshirojnë në përgjithësi ta evitojnë atë. Për rrjedhojë, të gjitha këto arsye të shpien në frenimin e luftës kundra mashtrimit dhe evazionit fiskal.
* Studiues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë